Çollaku: E pështirë që në emër të drejtësisë të gjykohen luftëtarët e lirisë

collaku:-e-peshtire-qe-ne-emer-te-drejtesise-te-gjykohen-luftetaret-e-lirise

Ai tha se kurrë nuk mund të barazohet lufta e drejtë për liri me luftën pushtuese të shtetit të Serbisë që ushtroi dhunë, pastrim etnik, masakra dhe krime kundër njerëzimit mbi popullatën e paarmatosur.

“Nuk ka asgjë më të neveritshme dhe më të pështirë, kur gjoja në emër të drejtësisë njollosen, akuzohen, gjykohen e madje edhe dënohen luftëtarët e lirisë. Çmimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës është tepër i lartë, prandaj përpjekjet për përmbysjen dhe rishkrimin e historisë janë të destinuara të dështojnë”.