Balonat provokuese, Kim Jong-un ‘pezullon sulmin ushtarak’ kundër Koresë Jugut

balonat-provokuese,-kim-jong-un-‘pezullon-sulmin-ushtarak’-kunder-korese-jugut

Koreja e Veriut ka pezulluar planet për “veprim ushtarak” kundër Koresë së Jugut, sipas mediave shtetërore.

Javët e fundit pati një rritje të retorikës së zemëruar nga Veriu mbi aktivistët që dërgonin broshura me mesazhe anti-Kim përtej kufirit.

Javën e kaluar Veriu hodhi në erë, zyrën e përbashkët të ndërlidhjes dhe gjithashtu kërcënoi të dërgojë trupa në zonën kufitare.

Por në një takim të kryesuar nga udhëheqësi Kim Jong-un, media shtetërore tha se vendimi ishte marrë për të pezulluar veprimet ushtarake.

Komisioni Qendror Ushtarak mori vendimin e tij pasi mori në konsideratë atë që e quajti “situatë mbizotëruese”.

Veriu gjithashtu filloi të çmontojë altoparlantët që kishte ngritur vetëm javën e kaluar, të përdorura tradicionalisht për të transmetuar mesazhe kundër Koresë së Jugut mbi kufi, njoftoi Yonhap.

Kjo përfaqëson një zhvlerësim të dukshëm të retorikave, pasi motra e z. Kim,  Kim Yo-jong urdhëroi  ushtrinë që “me vendosmëri të kryejë veprimin e ardhshëm”. – pjesërisht për shkak të asaj që Pheniani tha se ishte dështimi i Seulit për të ndaluar aktivistët që fluturonin balona gjigande sipër kufirit me Korenë e Veriut, me parulla kundër regjimit të Kim Jong-un.s.n.

The post Balonat provokuese, Kim Jong-un ‘pezullon sulmin ushtarak’ kundër Koresë Jugut appeared first on Rahovecnews.net.