3 lojtarë të PSG-së pozitiv me koronavirus

3-lojtare-te-psg-se-pozitiv-me-koronavirus

Te Paris Saint Germain po bëhen gati të nisin stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ndërkohë që të gjithë lojtarët dhe stafi teknik iu nënshtruan tamponëve për të parë nëse janë të prekur nga Covid-19, para se të nisë grumbullimi.

Siç ka njoftuar vetë klubi francez nëpërmjet një artikulli në faqen zyrtare, 4 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, 3 prej të cilëve janë futbollistë dhe një tjetër pjesëtar i stafit teknik.

Që të 4 këta nuk kanë shfaqur simptoma të virusit dhe nuk kanë takuar asnjë pjesëtar tjetër të klubit, ndaj janë vendosur në karantinë ku do të qëndrojnë për 14 ditë dhe nëse më pas do të rezultojnë negativë, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Tuchel për të nisur stërvitjen.

Kujtojmë që në Francë kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa klubet po bëhen gati për sezonin e ri. Ndërkohë vlen të përmendet se Paris Saint Germain nuk i ka mbyllur ende llogaritë me sezonin 2019-2020, pasi në muajin gusht do t’i rikthehet garës në Ligën e Kampionëve, trofe që do të provojë ta sjellë në kryeqytetin francez.

The post 3 lojtarë të PSG-së pozitiv me koronavirus appeared first on RahovesNews.