Tottenham rikthehet te fitorja

tottenham-rikthehet-te-fitorja

Tottenham ka arritur të fitojë derbin londinez përballë West Ham me rezultat 2:0, triumfi i parë në katër ndeshjet e fundit në Premierligë.

Spurs realizuan të dy golat në gjysmën e parë, pasi gjysma e parë përfundoi pa gola – edhe pse Son Heung-Min realizoi por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Gjithsesi, goli i parë u shënuan nga Soucek (64’) në portën e gabuar dhe me shumë fat për vendasit.

Harry Kane (82’) i shuajti kritikët e fundit, duke shënuar për 2:0, gol që i kishte munguar për një kohë të gjatë.

Skuadra e Mourinhos vijon të mbajë pozitën e shtatë me 45 pikë, ndërsa West Ham me 27 pikë vazhdon të luftojë për mbijetesë në vendin e 17.

The post Tottenham rikthehet te fitorja appeared first on RahovesNews.