“E dëgjuam kryeministrin që tha platforma në dialog do të jetë Kushtetuta. Pra, Kushtetua është akti më i lartë i vendit dhe besoj këtu e ke obligim më e respektu. Në anën tjetër besojë se duhet me pas një dokument, i cili do të duhej me ju prezantuar sot deputetëve të Kosovës para fillimit të këtij procesi”, tha Tahiri, raporton Rahovecnews.net.
Tahiri tha se në një afat kohorë për 6 muajsh pati një taksë kundër Serbisë, zëvendësimin e saj me reciprocitetin dhe tash tërheqje nga reciprociteti.
“Pra në një afat kohorë për 6 muajsh patëm një taksë kundër Serbisë, zëvendësimin e saj me reciprocitetin dhe tash tërheqje nga reciprociteti. Të gjitha këto të ndërlidhura me dialogun. Ky realitet tregon se si duken këta pushtetar që breng nuk e kanë shtetin po pushtetin. Një sjellje e tillë në këtë 6 muaj ka të përbashkët 3 kryeministra, ku e veçanta e kësaj ka dhe eksperimenti i tyre më shtetin e Kosovës. Kur debati për taksën ishte shterur nga Haradinaj erdhi Kurti që më një dramë e hoqi atë pa dinjitet. Ashtu siç ishte vet pa dinjitet, pa dinjitet e vendosi reciprocitetin në orën e fundit si kryeministër dhe kështu kryeministri aktual, Avdulla Hoti e tërhoqi që në orën e parë të tij. Pra, Haradinaj nuk i fitoi zgjedhjet më taksën, e Albin Kurti e humbi për 50 ditë atë që e fitojë, e Avdullah Hoti që sot s’ka fituar asgjë po përpiqet ta vendos një agjendë mbi humbësit e tjerë para tij”, ka thënë Tahiri. /Rahovecnews.net/