Një polic vret një qenë me armën zyrtare në Suharekë: U kërkua ndihmë nga një familje

nje-polic-vret-nje-qene-me-armen-zyrtare-ne-suhareke:-u-kerkua-ndihme-nga-nje-familje

Një polic në fshatin Bllacë, të Suharekës ka vrarë një qen me armën zyrtare, pasi që ai ishte futur në oborri e një familje.

Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se dje një qytetar nga fshati Bllacë në Suharekë, ka kërkuar ndihmë në polici pasi një qenë endacak është futur në oborrin e tij dhe ata kanë frikë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policor pastaj një polic ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe IPK’ja.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Fsh. Bllac Suharekë, 22.062020 – 20:10. Një qytetar ka kërkuar ndihmë në polici pasi një qenë endacak është futur në oborrin e tij dhe ata kanë frikë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policor pastaj një polic ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe IPK-ja.