Kovid 19: Mbushen kapacitetet në tri klinika në Kosovë, nesër hapet intensiva në Mjekësinë sportive

kovid-19:-mbushen-kapacitetet-ne-tri-klinika-ne-kosove,-neser-hapet-intensiva-ne-mjekesine-sportive

Nga nesër pacientët të cilët janë të konfirmuar pozitiv me Covid, dhe janë të intubuar ose me CPAP, do të trajtohen në intensivën e improvizuar në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se është marr vendim nga Komiteti i SHSKUK-së për funksionalizimin e plotë të intensivës për të trajtuar pacientët e intubuar me Covid-19.

CDC’ja: Me rritjen e rasteve me COVID-19 tek të rriturit, presim një shkallë më të ulët të vdeshmërisë

IKSHPK: Testohen personat me humbje të shijes, stafi mjekësor nuk testohen nëse s’kanë shenja
Përveç tyre, edhe pacientët të cilët janë me terapinë e oksigjenit përmes metodës CPAP, do të zhvendosen poashtu në këtë njësi.

Ky vendim ka ardh pas mbushjes së kapaciteteve në klinikat Intekvië, Pulmologji dhe Dermatologji. Komiteti poashtu ka kërkuar që të bëhet reduktimi i stafit në mënyrë që të ketë kapacitete për aktivizimin dhe funksionimin e intensives në Mjekësinë sportive.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar edhe SHSKUK përmes një përgjigje zyrtare. “Mjekësia Sportive hapet nga dita e martë, 23 Qershor 2020 dhe në të vendosen rastet që kanë nevojë për CPAP dhe të intubuar. Për shkak të mbushjes së kapaciteteve në Klinikën Infektive, Pulmologji dhe Dermatologji”.

Për trajtimin e pacientëve në këtë njësi do të nevojiten anesteziologët, të cilët fatkeqësisht në spitalet publike në Kosovë janë në numër deficitar.

The post Kovid 19: Mbushen kapacitetet në tri klinika në Kosovë, nesër hapet intensiva në Mjekësinë sportive appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.