Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare.
Kësaj radhe, nënkryetarja e këtij subjekti politik Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, shkruan Rahovecnews.net.
Madje Mulhaxha-Kollçaku është shprehur e bindur se fituese do të dalë Lëvizja Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Kollçakut, pa ndërhyrje:
Edhe dyshuesi i fundit këto ditë besoj se e ka të qartë se:
#Zgjedhjet janë zgjidhja, dhe se vetëm vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është garancë për një shtet sovran dhe demokratik, shtet ku sundon drejtësia dhe barazia!
Nuk kemi shtet për ankand publik!
#QeveriaKurti2. /Rahovecnews.net/