Çka ndodh në trup nëse pini alkool çdo ditë për një muaj

cka-ndodh-ne-trup-nese-pini-alkool-cdo-dite-per-nje-muaj

Alkooli, kur konsumohet në sasi të moderuar, është i kënaqshëm.

Megjithatë, gjatë festave të fundvitit, shumë njerëz kanë tendenca ta teprojnë me alkool dhe të pinë gjatë shumicës së ditëve, pa qenë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme që kjo mund t’i ketë në tru.pin e njeriut.

Por, çfarë efektesh saktësisht shkaktohen në trup nëse pini alkool çdo ditë për një muaj?

1: Shëndeti i zemrës

Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë shtypje të lartë të gja.kut.

Shtypja e lartë e gja.kut pastaj e rritë rrezikun e sëmundjeve vde.kjeprurëse, siç është sul.mi në zemër apo në tru.

Veç kësaj, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë edhe rrahje të çrregullt të zemrës dhe, në disa raste, edhe vde.kje të papritur.

2: Shtim të peshës

Alkooli ka shumë kalori dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.

Kësisoj, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se këtë do ta vëreni edhe në barkun tuaj.

3: Shëndeti sek.sual

Dehja i rritë shanset të bëni se.ks të pasigurt.

Kjo pastaj shpie në infeksione të sëmundjeve që transmetohen sek.sualisht apo edhe në shtatzëni të pa planifikuar.

4: Veshkat

Alkooli është diuretik, i cili i nxitë veshkat të prodhojnë më shumë urinë.

Kjo vetvetiu, por në veçanti edhe nëse shoqërohet me vjellje, mund të shpie në dehidratim dhe nivele të rrezikshme të ulëta të sodiumit, kaliumit dhe mineraleve tjera.

5: Pankreasi

Vetëm një sesion i vetëm me konsumim të tepërt të alkoolit mund të shpie në nivel shumë të ulët të sheqerit në gja.k.

6: Mungesë të vitaminës B

Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet në veçanti nga alkooli dhe shenjat e mungesës së kësaj mungese përfshijnë lodhje, probleme me frymëmarrje, dhimbje koke, zverdhje të lëkurës, etj.

The post Çka ndodh në trup nëse pini alkool çdo ditë për një muaj appeared first on Rahovecnews.