Zemaj: Shumë shpejtë do të kemi strategjinë e testimit për Covid-19

zemaj:-shume-shpejte-do-te-kemi-strategjine-e-testimit-per-covid-19

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën”.

Postimi i plotë: 

Sot vizitova Kliniken Infektive të QKUK-së.

Bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës, u dakorduam për hapat e ardhshëm në përpjekjet tona institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë.

Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën.

Shfytëzova rastin që të vizitoi edhe qendrën e emergjencës, për t’i falenderuar dhe për t’i përkrahur stafin shëndetësor që janë në gjendje gadishmërie 24 orë.

Bashkë do t’ia dalim!

#mekujdestështuar /Rahovecnews.net/