Koronavirusi mori edhe një jetë sot në Kosovë.
Personi i cili ndërroi jetë është një 53 vjeçar nga Rahoveci.
Ai nga dita e premte ishte duke u trajtuar në mjekimin intensiv.
Ky është personi i 36 që vdiq nga Covid-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.
Krahas kësaj shifre, edhe numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim në Klinikën Infektive është rritur dukshëm.
Madje Klinika Infektive sipas drejtueses Lindita Ajazaj ka filluar të mbingarkohet, dhe është rritur fluksi i personave të cilët po kërkojnë ndihmë tek ambulanca për koronavirus.
The post Mbingarkohet Klinika Infektive pas rritjes së rasteve me COVID 19 appeared first on Rahovecnews.