Kundërshtarët e Kosovës: Ademi është ende i lirë, gjykata ia pranon ankesën

kundershtaret-e-kosoves:-ademi-eshte-ende-i-lire,-gjykata-ia-pranon-ankesen
Gjykata e Apelit e ka shtyrë ekzekutimin e burgosjes së Agim Ademit edhe për tre muaj, pasi ky i fundit ishte ankuar për probleme shëndetësore.

E ky vendim nuk ka mundur pa u vënë re edhe në mediat e kundërshtarëve të Kombëtares së Kosovës.

Mediumi maqedon, “Sport Media” ka shkruar për këtë vendim madje e ka cekur edhe vendimin e UEFA-së, ku një person i dënuar nuk duhet të mbaj pozita drejtuese.

Kujtojmë se Agim Ademi është dashur të paraqitet në burg me 18 qershor në ora 12:00.

The post Kundërshtarët e Kosovës: Ademi është ende i lirë, gjykata ia pranon ankesën appeared first on RahovesNews.