Ish-anëtari i VV-së: Vetëvendosje jo vetëm që largoi njerëz nga partia, por u kërkoi të mos qëndrojnë më në Kosovë

ish-anetari-i-vv-se:-vetevendosje-jo-vetem-qe-largoi-njerez-nga-partia,-por-u-kerkoi-te-mos-qendrojne-me-ne-kosove

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hyseni ka përmendur rastin e Aida Dergutit.

“Kujtojeni njehere Aida Dergutin. Ajo eshte kryqezuar e kercenuar me rende sesa Shkelzen Gashi. Asnje demokrat nuk doli ta mbroje sepse e tera ishte orkestruar ne VV. Me pas ia kerkuan dorezimin e pozites se Nenkryetares se Kuvendit me arsyètimin se ishte zgjedhur nga radhet e VV. Pse nuk ia kerkojne Vjoses te njejten sot. Edhe Vjosen, VV e propozoi.”, ka thënë ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Arber Zaimi, i pabesueshem po te mos e shihja, nga me te neveritshmit pergjate 1 viti linqimesh, sulmesh e insinuatash, sot po thote se Levizja nuk e largoi askend.

Nuk e largove askend, por i shpalle punetore te sherbimeve te huaja, Stanishiqi permendej. Kjo strukture e akuzes eshte karakteristike ne regjimet soc-realiste. Eshte pertej largimit.

U kerkove per nje kohe mos te merren me politike dhe mos te qendrojne ne Kosove. Ky eshte internim, jo thjesht largim.

Kujtojeni njehere Aida Dergutin. Ajo eshte kryqezuar e kercenuar me rende sesa Shkelzen Gashi. Asnje demokrat nuk doli ta mbroje sepse e tera ishte orkestruar ne VV. Me pas ia kerkuan dorezimin e pozites se Nenkryetares se Kuvendit me arsyètimin se ishte zgjedhur nga radhet e VV. Pse nuk ia kerkojne Vjoses te njejten sot. Edhe Vjosen, VV e propozoi.

Zaimi nuk njihet per pune te zellshme, por nuk perton as nuk mungon kurre ne situata te tilla. Ka nxitur e ndersyer shpifjet me idiote, denigrimet me te peshtira. Mund te ve bast se telalli Arber nuk ka punuar qe nga viti 2010 sa ka punuar per ata muaj te problemit.

Se mos keqkuptohem, ne fund fare ai ishte vec sherbetor besnik. Marifetet gatiteshin te Albini ne banese, ky vec porosite mbremjeve i merrte.