Avdullah Hoti zë vendin e Vjosa Osmanit, kaq vota mori sonte në parti

avdullah-hoti-ze-vendin-e-vjosa-osmanit,-kaq-vota-mori-sonte-ne-parti

Vendimi është marrë në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti pas një kërkese të parashtruar nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, shkruan Rahovecnews.net.

E në vend të Osmanit, është zgjedhur kryeministri aktual i Kosovës që vije nga radhët e kësaj partie, Avdullah Hoti.

LDK në njoftimin e mëparshëm ka bërë të ditur se në pyetjen: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkaq, Vjosa Osmani në një reagim të lëshuar pak minuta më parë ka akuzuar krerët e LDK-së, duke i paralajmëruar ata se revanshin do ta marrin në proces zgjedhor. /Rahovecnews.net/