Zbulohen detaje nga festa e çmendur e Neymarit për ditëlindje

zbulohen-detaje-nga-festa-e-cmendur-e-neymarit-per-ditelindje

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, ka zbuluar detaje nga festa e Neymarit për ditëlindjen e tij të 28-të dhe e pranoi se bashkëshortja e tij s’e kishte lënë të shkonte në tualet apo në katin ku ishin vendosur beqarët në një klub nate në Paris.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë e organizoi një festë ekstravagante në një klub nate në Paris, në fillim të shkurtit, për ta festuar ditëlindjen e tij. Në atë ftesë, ai i thirri bashkëlojtarët e tij, në mes të shumë të ftuarve të tjerë.

Marco Verratti, Edinson Cavani, Angel di Maria dhe Herrera ishin në mesin e të pranishmëve në atë festë, ndërsa edhe të dashurat dhe bashkëshortet e tyre kishin qenë të ftuara.

Herrera tani ka zbuluar se Neymari e kishte ndarë festën në dysh, në atë mënyrë që qiftet të shkonin në katin e sipërm, ndërsa beqarët në katin e poshtëm – gjë që kishte nxitur paksa probleme mes spanjollit dhe bashkëshortes së tij.

“Çfarë s’kishte ndodhur aty?! Ai e kishte marrë me qirë të gjithë klubin dhe e kishte organizuar në atë mënyrë që djemtë me bashkëshorte të ishin në katin e sipërm, ndërsa beqarët në katin e poshtëm”, ka thënë Herrera.

“Natyrisht, bashkëshortja ime s’më lejonte të shkoja në tualet apo në katin e poshtëm”.

“E vërteta është se kur Neymari organizon diçka, ai e bën atë për t’u argëtuar. Ai e bëri për të kaluar mirë dhe e vërteta është se unë e përgëzova atë”.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, i kishte kritikuar lojtarët e vet për këtë feste gjatë konferencës para ndeshjes kundër Nantes, pasi që kishte thënë se s’ishte e pranueshme që ata të festonin në atë mënyrë në një pikë aq të rëndësishme të sezonit, kur Neymari megjithatë kishte qenë i lënduar.

The post Zbulohen detaje nga festa e çmendur e Neymarit për ditëlindje appeared first on RahovesNews.