Meret VENDIMI nga komuna e Rahovecit për parandalimit të përhapjes së infeksionit COVID-19

Me qëllim të parandalimit të COVID-19, ju informojmë se Komuna e Rahovecit ndërmerr këto masa:

Merret VENDIM për masat e parandalimit të përhapjes së infeksionit COVID-19 dhe reduktimin e stafit të zyrtarëve të Komunës së Rahovecit:

🔹Reduktohet stafi i zyrtarëve të Komunës së Rahovecit, në të gjitha drejtoritë komunale, përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoratit Komunal në përputhje me manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.

🔹OBLIGOHEN drejtorët e drejtorive të përcaktojnë orarin dhe organizimin e punonjësve sipas radhës dhe sipas nevojës shërbimet të kryhen nga shtëpia (online).

🔹️Qytetarët që hyjnë brenda objektit të komunës, obligohen të jenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse, e njëjta vlen edhe për punonjësit dhe zyrtarët komunal që gjatë orarit të punës të jenë të pajisur me maska mbrojtëse, dorëza si dhe dezinfektues, (shërbimet nuk do të jepen nga institucionet për të gjithë ata që nuk i përmbahen Manualit për Mbrojtje nga Përhapja e Virusit COVID-19.

🔹Drejtorët e drejtorive obligohen që t’i njoftojnë përmes telefonit apo e-mailit, zyrtarët komunal që lirohen sipas pikës I të këtij vendimi në raste të domosdoshme varësisht nga situatat e krijuara që të paraqiten në vendin e punës.

🔹Zyrtarët me moshë mbi 60 vjet si dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike nuk do të paraqiten në vendin e punës.

🔹 Punonjësit e Komunës së Rahovecit, që nuk i përmbahen këtij vendimi, përkatësisht përdorimit të masave mbrojtëse, si: dorëza dhe maska, do t’iu shqiptohen masa ndëshkuese sipas ligjit dhe akteve tjera në fuqi të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

🔹Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi, zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë.