Kosovarët nuk mund të shkojnë në Mal të Zi pa test negativ për koronavirus!

kosovaret-nuk-mund-te-shkojne-ne-mal-te-zi-pa-test-negativ-per-koronavirus!

Qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë në Mal të Zi, pa prezantuar para autoriteteve, një test negativ për koronavirus.

Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.

“Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën, më 21 qershor”, thuhet në një postim në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi.

The post Kosovarët nuk mund të shkojnë në Mal të Zi pa test negativ për koronavirus! appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.