“Dy fjalë për Rron Gjinovcin”, Selmanaj: Kërko tjera shtigje për të rrëmyer diçka, lëre ministrin Likaj

“dy-fjale-per-rron-gjinovcin”,-selmanaj:-kerko-tjera-shtigje-per-te-rremyer-dicka,-lere-ministrin-likaj
Atë që ka ndërmend ta bëj sot Gjinovci, Selmanaj e ka quajtur huqje.
Ai ka thënë se përkundër se shpeshherë i është dukur simpatik Gjinjovci, kauza që ai po e ndërton kundër ministrit Likaj është një huqje e madhe dhe e pandershme.
“Kështu që, Rron,  po mendoj se ti,  e as unë,  nuk jemi kompetent për ta vlerësu profesorin me integritet, Ramë Likaj, ministrin ma kompetent që e ka pasë Kosova deri më sot! Prandaj, të sugjeroj me kërku të tjera shtigje për me mujtë me rrmi diçka, jo aty ku është mal i madh, sepse s’mund ta çosh barrën e randë…”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Reagimi i plotë i Selmanajt:

 DY FJALË PËR RRON GJINOVCIN

Rroni, jo rrallëherë më është dukur simpatik, me idetë dhe me mënyrën e tij të komunikimit me publkun,  sikurse jo rrallëherë ia ka huq!

Huqje është edhe kjo e sotmja, e ashtuquatur “ekspozitë e plagjiaturave”!

Të ndërtosh “kauzë” kundër një profesori me integritet,  siç është Ramë Likaj, përveç se  është një huqje e madhe, mendoj, edhe e pandershme!

E kishin pasë pyetë një hoxhë për dy hoxhallarë të tjerë:

– A ma i mençur është filan hoxha apo një tjetër hoxhë me zâ?

Hoxha iu kishte dhanë  përgjigje, flakë për flakë:

-Unë jam i vogël dhe duhet me konë ma i mençur se ata për me i vlerësu!

Prandaj, vlerësimet për profesorin, Ramë Likaj, i kanë dhënë njerëzit profesionistë dhe komisionet relevante!

Kështu që, Rron,  po mendoj se ti,  e as unë,  nuk jemi kompetent për ta vlerësu profesorin me integritet, Ramë Likaj, ministrin ma kompetent që e ka pasë Kosova deri më sot!

Prandaj, të sugjeroj me kërku të tjera shtigje për me mujtë me rrmi diçka, jo aty ku është mal i madh, sepse s’mund ta çosh barrën e randë…

Shkurt, pres aksione  më simpatike, e jo si ky i sotmi që është vërtet huqje e madhe!. /Rahovecnews.net/