Për 24 orë u shënuan 40 aksidente e u shqiptuan 1 mijë e 184 gjoba

per-24-ore-u-shenuan-40-aksidente-e-u-shqiptuan-1-mije-e-184-gjoba

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se  për 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 184 gjoba trafiku, ndërsa janë shënuar 40 aksidente.

Prej tyre  22 kanë qenë aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa me dëme material, kanë ndodhur 18 aksidente.

Ndryshe Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 19 persona gjatë ditës së djeshme.