Kryeministri Hoti flet për raportet e tij me Vjosa Osmanin

kryeministri-hoti-flet-per-raportet-e-tij-me-vjosa-osmanin

Hoti tha se raportet në mes tij dhe Osmanit janë zyrtare.

“Raportet i kemi zyrtare ashtu edhe siç duhet të jenë, për shkak se ajo pati qëndrime të tjera për dallim nga partia e saj”, është shprehur Hoti.

Tutje, ai tha se sjellja e Osmanit është për keqardhje sepse, sipas Hotit, ajo nuk po i respekton vendimet e partisë.

“Është për keqardhje sjellja e saj sepse e ka dëmtuar procesin në formën e paraqitjes, sepse ai i ka prirë zgjedhjeve. Është për keqardhje se si një figurë e lartë në parti nuk i respekton vendimet e partisë”, ka thënë Hoti.

“Zonja Osmani ka devijuar nga kursi që mban LDK’ja”, shtoi Hoti.