Kolegjiumi i Nëndegëve te LDK-së në Bavari, nëndegët në Munih e Starnberg përkrahin kryeministrin Hoti

kolegjiumi-i-nendegeve-te-ldk-se-ne-bavari,-nendeget-ne-munih-e-starnberg-perkrahin-kryeministrin-hoti

Ne besojmë se kushti themelor i funksionimit të demokracisë partiake është debati i lirë dhe respektim i shprehjes së mendimeve të ndryshme në organet e të gjitha niveleve të organizimit tonë. Këtë e parasheh edhe Statuti i LDK-së i harmonizuar me ate të partive të EPP, pjesë e së cilës jemi.

Poashtu edhe vendimet e miratuara nga shumica duhet respektuar në tërë vijën e organizimit të saj vertikal. Në këtë aspekt ne përkrahim dhe respektojmë vendimet e organeve gjegjëse të organizimit tonë politik. Në bazë të kësaj ne përkrahin fuqishëm vendimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm që të formohet qeveria e udhëhequr nga LDK dhe Kryeministri dr. Avdullah Hoti.

Qeveri e cila u zyrtarizua me vendimin e Gjykatës kushtetuese si e drejtë dhe brenda te drejtes kushtetuese, me çrast u votua edhe nga Parlamenti i Kosoves. Njëkohësisht përkrahim qëndrimin e Kryesisë së Degës sonë të LDK-së ne Gjermani, dhe qendrimin e kordinuar nga te gjitha Deget e LDK-se ne Evropë për përkrahjen e fuqishme dhënë qeverisë Hoti.

Njeherit kundërshtojmë qëndrimin e Nëndegës së LDK-së për Oberbayern e cila bie ndesh me Statutin e LDK-së, duke e keqperdorë emrin e LDK-se, per ta sulmuar kryetarin e strukturat e LDK-se. Duke shperndarë propagandë e te paverteta te kundershtareve te LDK-se. Te gjithë antaret e LDK-se ne Bavari tani e kanë kuptuar ketë manipulim, prandaj edhe i kanë qendruar dhe i qendrojnë besnikë LDK-se e udhheqjes se sajë, me kryetarin Akademik Isa Mustafa.