Ish-trajneri i Barcelonës diagnostikohet me sklerozë, i mbeten vetëm katër vite jetë

ish-trajneri-i-barcelones-diagnostikohet-me-skleroze,-i-mbeten-vetem-kater-vite-jete

Ish-ndihmës trajneri i Luis Enriques te Barcelona, Juan Carlos Unzue është diagnostikuar me Sklerozë Anësore Amiotrofike (ALS), një sëmundje e tmerrshme që prek sistemin nervor qendror dhe që përparon në paralizë.

Sipas mjekëve, 53-vjeçari mund të mbijetoj më së shumti katër vite pas paraqitjes së një sëmundje të tillë.

Ai do të paraqitet në konferencë për media në orën 13:00 për të treguar rreth sëmundjes.

Portieri bask, ka pasur një karrierë të lavdishme si lojtar te Sevilla por ka luajtur edhe në Barcelonë dhe Osasuna.

Ai ka qenë ndihmës trajner i Enriques te Barca derisa më vonë ka marrë drejtimin e Celta Vigos dhe Gironas.

The post Ish-trajneri i Barcelonës diagnostikohet me sklerozë, i mbeten vetëm katër vite jetë appeared first on RahovesNews.