Arsenali do t’i dëgjojë ofertat për Xhakën

arsenali-do-t’i-degjoje-ofertat-per-xhaken

Mesfushori kosovar mund të largohet nga Londra gjatë verës që po vjen nëse “Gunners” e marrin një ofertë të kënaqshme nga ndonjë klub i njohur evropian

Arsenali është i gatshëm ta shesë Granit Xhakën pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Metro”.

“Topçinjtë” në fakt janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për mesfushorin kosovar.

Përfaqësuesi zviceran i kishte prishur punët me tifozët e “Gunners” pas një zënke që e kishte me ta në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë janarit pritej largimi i tij nga Londra në drejtim të Gjermanisë, por në fund ai qëndroi në “Emirates Stadium”.

E tash, mediumi britanik shkruan se 24 vjeçari mund të shitet nëse Arsenali e merr një ofertë bindëse dhe të kënaqshme nga ndonjë klub i njohur evropian.

Ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut u lëndua mbrëmë në humbjen e Arsenalit nga Manchester City në “Etihad Stadium” me rezultat 0:3.

The post Arsenali do t’i dëgjojë ofertat për Xhakën appeared first on RahovesNews.