10 sekretarë në listën e pritjes po paguhen pa punuar, ministri Kuqi e merr një sekretar nga jashtë

10-sekretare-ne-listen-e-pritjes-po-paguhen-pa-punuar,-ministri-kuqi-e-merr-nje-sekretar-nga-jashte

Kuqi ka emëruar Sylmetën ushtrues detyre të sekretarit derisa 10 sekretarë të tjerë janë në listë të pritjes, raporton Rahovecnews.net.

Sekretarët që janë në listën e pritjes paguhen nga shteti për çdo muaj, ndërsa ministri ka emëruar dikë tjetër jashtë listës duke i shkarkuar dëm buxhetit të Kosovës.

Nga ana tjetër sekretariati i Zyrës së Kryeministrit, ka dërguar opinionin e saj të mos emërohet ushtruesi i detyrës së sekretarit, por të merret nga lista e pritjes që për momentin janë pesë ushtrues detyre.

“Sekretarët e Përgjithshëm ricaktohen në pozita të njëjta ose ekuivalente në përputhje me kornizën ligjore në fuqi”, thuhet aty.

Në vitin 2018, Mentor Sylmeta ishte emëruar u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. /Rahovecnews.net/