​MPJ: Dialogu me Serbinë, vetëm duke respektuar territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës

​mpj:-dialogu-me-serbine,-vetem-duke-respektuar-territorin-dhe-rendin-kushtetues-te-kosoves

Në takim është diskutuar qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun dhe marrëveshje përfundimtare me Serbinë, dhe është theksuar se objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve.

Sipas MPJ-së, Qeveria e Kosovës do të dialogojë bazuar në parimet e vendosura në këtë proces, në kompetencat kushtetuese, në respektim të plotë të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës.