Vdes tragjikisht 35 vjeçari nga Suhareka në Slloveni

vdes-tragjikisht-35-vjecari-nga-suhareka-ne-slloveni

Një 35 vjeçar nga fshati Mushtisht Komuna e Suharekës ka vdekur në vendin e tij të punës në Slloveni.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar një familjar i 35-vjeçarit nga Suhareka. Ai ka bërë një shkrim tejet prekës, duke treguar se momentin kur bashkëshortja e tij po priste vizën që t’i bashkohej atij, i ndjeri ishte zënë nga një copë betoni në vendin e punës.

Ai ka treguar se bashkëshortja e të ndjerit dje, sa ishte duke prit para ambasadës për të marrë vizën, i riu ishte zënë nga një copë betoni, ku edhe ka mbetur i vdekur.

”Dje, më 16 qershor, në momentin kur gruaja jote po priste para ambasadës për ta marrë vizën, e për t’u bashkuar me ty. Ti, në vendin e punës, u godite nga një copë betoni dhe mbete i vdekur në vend. Sa e dhimbshme! Sa e padrejtë!”, ka shkruar familjari i tij.

I ndjeri i cili ka lindur në vitin 1985, ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni, ku edhe që një vit e kishte lëshuar Kosovën.

Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije.

Më poshtë keni shkrimin e plotë nga familjari i viktimës.