SHBA, protestuesit shkatërrojnë statujën e ushtrisë së Konfederatës

shba,-protestuesit-shkaterrojne-statujen-e-ushtrise-se-konfederates

Protestuesit në qytetin Richmond të SHBA-së kanë shkatërruar statujën që përshkruan ushtrinë e Konfederatës.

Mediat amerikane njoftuan se statuja Howitzers që përshkruan ushtarin e artilerisë së ushtrisë së Konfederatës që ndodhet në kampusin Monroe Park të Universitetit “Virginia Commonwealth University” u nda nga baza e saj pasi protestuesit mbrëmë e lidhën me litar.

Kjo është statuja katërt që shembet nga protestuesit në Virginia gjatë protestave që filluan pasi afroamerikani George Floyd humbi jetën nga dhuna policore. Ndërkohë edhe tre statujat e tjera të shembura i përkasin simboleve të ushtrisë së Konfederatës.

– Vrasja e Floyd

George Floyd, afro-amerikani 46-vjeç u arrestua nga policia më 25 maj në Minneapolis nën dyshimin për mashtrim. Ai humbi jetën pasi një polic i vendosi për disa minuta gjurin mbi qafën e tij. Vdekja e Floyd ndezi sërish debatin mbi racizmin dhe dhunën policore në vend kundër personave me ngjyrë.

Në protestat që filluan me kërkesën për “reforma në polici” dhe për t‘i “dhënë fund racizmit” ndodhën ngjarje të dhunshme dhe të plaçkitjeve në shumë qytete të mëdha, përfshirë kryeqytetin Washington ndërkohë që nëpër qytete u mobilizuan forcat e Gardës Kombëtare.(AA).

Në shumë agjenci lokale policore të qyteteve përfshirë New Yorkun dhe Minneapolisin u ndërmorën hapa për reforma, ndërkohë që edhe presidenti Donald Trump nënshkroi një dekret lidhur me agjencitë policore në përmasa federale.

The post SHBA, protestuesit shkatërrojnë statujën e ushtrisë së Konfederatës appeared first on Rahovecnews.net.