PDK refuzon Hotin për takim, kërkojnë qasje serioze para ftesës tjetër

pdk-refuzon-hotin-per-takim,-kerkojne-qasje-serioze-para-fteses-tjeter

Në reagimin e PDK-së thuhet se qasja e Hotit është jo-serioze dhe vazhdimësi e ish qeverisë Kurti, shkruan Rahovecnews.net.

Më tutje, ata thonë se ftesa e Hotit, pa konsultim paraprak është bërë me qëllim të dështimit të takimit.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, Hoti duhet të reflektojë dhe të dërgojë ftesë tjetër siç kërkojnë ata “më serioze”.

“Ndryshe, aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe Kosova. BE ka ndihmuar Kosovën në agjendën evropiane dhe duhet të marrë përgjegjësi edhe në procesin e Dialogut.”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Ky është reagimi i plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ftesën e Kryeministrit Hoti për takimin e nesërm të liderëve

Qasja e Kryeministrit Avdullah Hoti, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.

Kjo është vazhdimësi e ish Qeverisë Kurti.

Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm.

Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz.

Ndryshe, aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe Kosova. BE ka ndihmuar Kosovën në agjendën evropiane dhe duhet të marrë përgjegjësi edhe në procesin e Dialogut. /Rahovecnews.net/