Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penaltive

napoli-fiton-kupen-e-italise,-mposht-juventusin-pas-penaltive

Napoli janë fitues të Kupës së Italisë për sezonin 2019/2020.

Në finalen e zhvilluar në ‘Olimpico’ të Romës, skuadra e Napolit ka arritur të mposht Juventusin, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 4:2.

Pavarësisht ritmit të lartë, koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, 0-0.

Në serinë e ekzekutimit të penalltive, Napoli u tregua skuadër më e saktë, duke fituar 4:2.

Ky ishte titulli i gjashtë i Napolit në Kupën e Italisë, ndërsa Juventus edhe këtë vit humb mundësinë për të fituar ‘tripletën’.

The post Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penaltive appeared first on RahovesNews.