Haki Abazi nuk heq dorë nga konspiracioni, thotë se në SHBA po shkohet me opsionin e ndarjes së Kosovës

haki-abazi-nuk-heq-dore-nga-konspiracioni,-thote-se-ne-shba-po-shkohet-me-opsionin-e-ndarjes-se-kosoves

Në televizionin T7, në emisionin DPT, Haki Abazi ka thënë “se Kosovën e kërcënon ndarja pas datës 27 qershor. Ky proces i dialogut, është fillimi i zbatimit të planit të Thaçit, por që do të bëhet publike pas shtatorit të këtij viti”, njofton Insajderi.

Më pas Abazi ka shtuar se vetëm fitorja eventuale e Baidenit në SHBA, mund të evitojë këtë rrezik që i kanoset Kosovës nga procesi i dialogut me Serbinë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka kritikuar ashpër qasjen e institucioneve të Kosovës karshi dialogut, sipas tyre pa parime, me Serbinë.