Francë, Punonjësit e kujdesit shëndetësor protestojnë për kushtet e pamjaftueshme të punës

france,-punonjesit-e-kujdesit-shendetesor-protestojne-per-kushtet-e-pamjaftueshme-te-punes

Ndërkohë që punonjësit e kujdesit shëndetësor në Francë organizojnë protesta paqësore në mbarë vendin për të protestuar kundër kushteve të punës, në kryeqytetin Paris pati ngjarje të dhunës.

Manifestuesit e mbledhur para Ministrisë së Shëndetësisë në Paris hodhën slogane dhe në duar mbanin pankarta kundër Presidentit Emmanuel Macron dhe qeverisë.

Protestuesit që kërkonin përmirësimin e kushteve të punës dhe të mundësive në spitale reaguan edhe ndaj qeverisë me arsyetim se nuk menaxhoi mirë situatën e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Jelekët e verdhë, të cilët organizojnë protesta antiqeveritare që nga tetori i vitit 2018, gjithashtu morën pjesë në demonstrata dhe mbështetën punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Tensionet u përshkallëzuan me bashkëngjitjen në protesta të një grupi që kishte vendosur maska të zeza.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj grupit që hidhte gjësende të ndryshme. Protestuesit i vënë zjarrin shumicës së kontejnerëve të mbeturinave.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Policisë në Paris thuhet se gjatë protestave në kryeqytet janë ndaluar 32 persona.

Edhe në qytetet tjera të vendit si Lion, Strasburg dhe Bordo pati protesta.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor për më shumë se një vit presin një planë të veprimit nga qeveria për shkak të kushteve të këqija dhe të pamjaftueshme të punës në spitale.

Këta punonjës, që janë të angazhuar në spitale dhe azile të pleqve gjatë epidemisë së Covid-19, edhe më herët protestuan kundër qeverisë për mungesë të maskave, testeve dhe mundësive tjera.

The post Francë, Punonjësit e kujdesit shëndetësor protestojnë për kushtet e pamjaftueshme të punës appeared first on Rahovecnews.net.