Ali Ahmeti thotë se shtrirja e Vetëvendosjes në Maqedoni “copëton elektoratin shqiptarë”

ali-ahmeti-thote-se-shtrirja-e-vetevendosjes-ne-maqedoni-“copeton-elektoratin-shqiptare”

”Deri tani kemi pasur gjashtë parti në Maqedoni, por copëtohet elektorati shqiptar”.

”Kam konsideratë për të gjitha partitë në Kosovë, edhe në Vetëvendosje”, është shprehur Ahmeti.

”Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës që nëse kanë vërejtje në këto politika që kam drejtuar, le t’mi thonë si shoku –shokut”.

”Por është e drejtë legjitime që kushdo që të hapë parti, mund ta bëjë atë”.

A i frikësohesh fitores së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut?

”Janë qytetarët ata që vendosin, mund të them që për 18 vjet kam fituar të gjitha ciklet zgjedhore”.

”Nëse vendosin qytetarët ndryshe, kjo është mëse legjitime”, shprehet ai.

Kreu i BDI-së foli edhe për raportet me Albin Kurtin.

”Kam pasur dhe kam relacione miqësore”.

”E kisha takuar dy apo tri herë në selinë e BDI-së vite më parë – biseduam për shumë çështje, ka tre vite radhazi kam shumë bashkëpunëtorë që janë në organet drejtuese në LVV ashtu sic janë në Aleancë”.

”Unë i ruaj miqtë, pa ndërhyrë në politikat e brendshme të partive të tyre dhe atë të Kosovës. Kosovën e kam pikë të dobët, është vendlindja ime e dytë. Dua të gjitha të mirat për Kosovën”.

”Pjesë të veprimtarisë e kam atë, jam në komunikim me të gjithë – dhe ruaj me të gjithë miqasitë dhe nuk kam pasur të them as përplasje apo diçka të tillë me të gjithë miqtë atje që kam”.

Ali Ahmeti në Rubikon e cilësoi si jo të shëndetshme formimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut.

”Nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme. Dua si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana. Le t’më thonë që këtu e ke gabim. Unë kam bashkëveprimtar, çdo gjë mund t’ma thonë – kam mendimet e mia dhe nuk hidhërohem”.

”Por jo ama të punojnë pas shpine”.

”Do më irritonin dhe dëshpëronin nëse më punojnë pas shpine – le t’ma thonë hapur. Që nga vitet ’80-të, kam punuar, dhe nuk janë pak vite”.