​Thaçi i ndan urdhrin “Hero i Kosovës”, Shaban Dragajt

​thaci-i-ndan-urdhrin-“hero-i-kosoves”,-shaban-dragajt

Përmes një statusi në FCB, Thaçi ka thënë se Dragaj nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë.

Ky është njoftimi i plotë i Thaçit:

Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për ish-eprorin e UÇK-së, Shaban Dragaj.

Ai nuk kursej asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë.

Shaban Dragaj ishte pjesë e betejave të lavdishme të UÇK-së në Dukagjin, Drenicë dhe në shumë zona tjera operative. /Rahovecnews.net/