Zemaj takohet me Reshitajn, flasin për masat parandaluese kundër koronavirusit

zemaj-takohet-me-reshitajn,-flasin-per-masat-parandaluese-kunder-koronavirusit

Siç njofton kumtesa, Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ofruar përkrahje për ministrin Zemaj.

Ajo veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.

Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë. /Rahovecnews.net/