Qëndron Kastrati infektohet me koronavirus

qendron-kastrati-infektohet-me-koronavirus

Kastrati këtë e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Facebookun e tij ku shprehet se ka pasur kontakt me një koleg të tij nga Prishtina dhe se do të qëndrojë i izoluar.

Ai gjithashtu ka lutur të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të, të izolohen edhe nëse nuk kanë simptoma, duke shtuar se do të vazhdojë punën e tij në komunë nga shtëpia.

Ky është postimi i plotë i Kastratit: 

Të nderuar qytetarë të Kamenicës,

Javën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin.

Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome.

Punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia. /Rahovecnews.net/