Paderborn, skuadra e parë që bie nga Bundesliga këtë sezon

paderborn,-skuadra-e-pare-qe-bie-nga-bundesliga-kete-sezon

Paderborn nga sezoni tjetër do të jetë pjesë e Bundesliga 2.

Skuadra e mesfushorit Klaus Gjasula, me humbjen 1:0 në udhëtim te Union Berlin, edhe matematikisht ka humbur shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman, shkruan lajmi.net.

Paderborn pas 32 xhirosh ka grumbulluar vetëm 20 pikë, duke u renditur në vendin e fundit.

Në xhirot në vazhdim, do të mësohet edhe emri i skuadrës tjetër që do t’iu bashkohet në Bundesliga 2, me Werder Bremen, Fortuna Dussledorf dhe Mainz, që rreziojnë seriozisht rënien në këtë kategori.

Kujtojmë se xhiron tjetër luhet një përballje direkte mes skuadrave që po kërkojnë mbijetesën, me Mainz që pret Werderin.

The post Paderborn, skuadra e parë që bie nga Bundesliga këtë sezon appeared first on RahovesNews.