Nis takimi Hoti – Lajçak

nis-takimi-hoti-–-lajcak

Lajçak përpara se të takohet me Hotin është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani, shkruan Rahovecnews.net.

Pas takimit me Thaçin, Lajçak tha se është e rëndësishme që dialogu i filluar në vitin 2011 të ketë një epilog të suksesshëm, ndërsa pas takimit me Osmanin ka shtuar se roli i Kuvendit është i rëndësishëm në këtë proces.

Takimi midis kryeministrit Hoti dhe Lajçak po vazhdon ende ndërsa pritet që pas këtij takimi të ketë edhe deklarata për media. /Rahovecnews.net/