Ndeshje në magjistralen Mitrovicë – Pejë, lëndohen pesë persona

ndeshje-ne-magjistralen-mitrovice-–-peje,-lendohen-pese-persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Mitrovicë – Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.

Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur  rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Pejë përkatësisht në fshatin  Broboniq. 

Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasoje e lëndimeve të pesuara  pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha ai.