Mustafa: Deri në fund të vitit shpresojmë të arrihet marrëveshja me Serbinë

mustafa:-deri-ne-fund-te-vitit-shpresojme-te-arrihet-marreveshja-me-serbine

Mustafa thotë se pavarësisht dallimeve mes SHBA-së dhe BE-së, sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më në fund do të arrihet një marrëveshje, pasi që konsideron se procesi i dialogut është stërgjatur.

Ai thotë se janë të bindur se përfshirja e SHBA-së në këtë proces do të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare.

“Kemi besimin e plotë në SHBA dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i hapte rrugë Kosovës në anëtarësim në OKB dhe mekanizma të tjerë”, tha Mustafa në Televizionin Publik.