Lushi: Ftesa e Grenell dëshmon vëmendjen e Washingtonit në çështjen Kosovë-Serbi

lushi:-ftesa-e-grenell-deshmon-vemendjen-e-washingtonit-ne-ceshtjen-kosove-serbi

Ai thotë se kjo duhet përshëndetur ngase tregon interes dhe vëmendje që Washingtoni zyrtar po i jep këtij problem, njofton Klan Kosova.

”Duhet të përshëndetet nga e gjithë bota, sepse tregon interesin maksimal që Washingtoni zyrtar po i jep kësaj çështje dhe zgjidhjes së këtij problem”.

”Ky është një lajm i mirë edhe për krejt kontinentin e Evropës, sepse ka rëndësi”.

Çka nëse nga ky takim, rezulton një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë?

”Paqja është një proces, nuk është aktvendim. Natyrisht që finalizohet në fund nga marrëveshja që jepet nga palët”.

”Si do të hidhen hapat e ardhshëm deri tek mundësia që të arrihet paqja e të zgjidhen problemet mes Kosovës e Serbisë, sepse aspekti protokolar mund të ndryshojë me kohë”.

”Sepse vetëm dy njerëz as Kosovën e as Serbinë s’mund ta përfaqësojnë”.

”Nëse është e nevojshme që do të varet nga vullneti demokratik në të dyja shtetet, mund të vendosen këto gjëra edhe me referendum”.

A është kjo një garë mes SHBA-së dhe BE-së?

”Nuk mendoj që amerikanët bëjnë garë me evropianët. Evropa dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të SHBA-ve”.

”Sepse Amerika është një shtet i pranishëm dhe ka rëndësinë e vet. Por BE sot Kosovës nuk iu ka dhënë vizat për lëvizje të lirë. BE nuk e ka njohur Kosovën, si entitet përfaqësues, nuk ka bërë asgjë që procesi të ecë përpara kur dihet që investimet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor janë bërë në Serbi”.

”Nuk them që s’kanë provuar, por procesi i dialogut ka 19 vite që ka filluar, kjo është bërë me shtyrjen e Bashkimit Evropian por kjo s’ka prodhuar rezultate”.

Bashkimi Evropian sipas njohësit të politikës Uk Lushit, bënë një konkurrencë mes vete.

”Po shihet qartë ajo”.

”Ekziston një bosht Paris-Berlin që ka një rëndësi të jashtëzakonshme, dhe shpresoj që do të përfshihen në bisedimet serioze të cilat po i mbështet Washingtoni zyrtar”.