Lajçak në Prishtinë sot është pritur në takime të ndara nga presidenti Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe nga kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Rahovecnews.net.
E për këtë të fundit, Lajçak ka pasur një falënderim më të veçantë.
Duke e nënkuptuar vendimin për heqjen e reciprocitetit, Lajçak e ka falënderuar Hotin që ia mundësoi që këtë vizitë ta realizojë kaq shpejt pasi që mori detyrën.
“Faleminderit kryeministër Avdullah Hoti për punën me BE-në që mundësuat kaq shpejtë këtë vizitë të rëndësishme pasi vazhduat detyrën në qeveri. Folëm për hapat konkret për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, modalitetet dhe pritjet. Mezi pres të bashkëpunojmë”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.
Ndryshe, Lajçak pritet të qëndrojë edhe nesër e pasnesër në Prishtinë, dhe pritet të ketë takime edhe me liderë opozitarë.
Pas vizitës në Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi. /Rahovecnews.net/
Thank you Prime Minister Avdullah Hoti for working with
to make this important visit happen so soon after resuming office! We spoke about concrete next steps in resuming the EU-facilitated Dialogue, modalities and expectations. I’m looking forward to our close cooperation. pic.twitter.com/5JJGGdvqDl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 16, 2020