Lajçak: Duhet përfshirje e partive në dialog, roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm

lajcak:-duhet-perfshirje-e-partive-ne-dialog,-roli-i-kuvendit-eshte-i-pazevendesueshem

Para mediave, Lajçak ka thënë se ka informuar Osmanin për planet që ka BE-ja në dialogun me Serbinë, shkruan Rahovecnews.net.

“Biseda me kryeparlamentaren ishte shumë produktive. E informova kryeparlamentaren për planet tona, për programin dhe metodologjin dhe formën se si duam të procedojmë me dialogun në konluza finale pa vonesa, si dhe për rëndësinë që ka përkrahja e shoqërisë për dialogun”, tha ai.

Lajçak po ashtu nënvizoi se roli i parlamentit në këtë proces është i pazëvendësueshëm, dhe se i njëjti  duhet të përkrahjet nga partitë politike, dhe këto të fundit duhet të jenë edhe pjesëmarrëse.

“ Roli i Kuvendit është i pazevëndësueshëm dhe procesi duhet të jetë transparent. Ne u pajtuam po ashtu që pjesëmarrja në këtë dialog duhet të jetë sa më e gjerë nga partië politike dhe shoqëria”, ka thënë në fund ai. /Rahovecnews.net/