Kryetari Latifi me detaje për 9 të infektuarit e fundit nga Rahoveci

129 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë, derisa janë shëruar edhe 10 persona të infektuar.

E nga rastet pozitive, 9 janë nga Rahoveci, gjithashtu janë shëruar edhe 2 pacientë.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, përmes një postimi në FB ka dhënë detaje.

Ky është postimi i tij:

Nëntë(9) raste pozitive me COVID-19 dhe dy(2) të shëruar tjerë në Komunën tonë

Të nderuar bashkëqytetarë,

Edhe nëntë(9) qytetarë pas testimit për COVID 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP në Prishtinë, kanë dalë POZITIV.

Lajmi i mirë është se edhe dy qytetarë pas ritestimit kanë rezultuar sot NEGATIV, pra llogariten tërësisht të shëruar.

Rastet e paraqitura sot janë: tetë(8) nga qyteti i Rahovecit dhe një(1) nga fshati Ratkoc, ku tre prej këtyre pacientëve aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Përpjekja e madhe e përbashkët e deritanishme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, si:
* mbajtja e distancës fizike,
* mbajtja e maskave dhe
* larja e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.

Ju lutem, që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.