Fillon takimi Osmani – Lajçak

fillon-takimi-osmani-–-lajcak

Lajcak në Kosovë ka ardhur me agjendë të qartë për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pas takimit me presidenti, Lajcak ka thënë se synon një përfundim të suksesshëm të dialogut dhe zgjidhje të të gjitha problemeve të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi është i qartë, ne kemi qasje serioze kur vjen puna tek regjioni i Ballkanit dhe Kosova në veçanti dhe ne dëshirojmë të ndihmojmë në një marrëveshje përfundimtare në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu është e rëndësishme që ky proces i filluar në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfundojë me një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy vendeve”, tha Lajçak pas takimit me Thaçin. /Rahovecnews.net/ 

Lajçak pas takimit me Thaçin: Presim që dialogu të fillojë shpejtë, bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-të