Sot 129 raste me koronavirus, kryeministri Hoti bën thirrje të respektohen masat

sot-129-raste-me-koronavirus,-kryeministri-hoti-ben-thirrje-te-respektohen-masat

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me COVID-19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes, përcjell Rahovecnews.net.

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë,

Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me #COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike.

Është krejtësisht në pergjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë!

● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike

● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta

● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve

● Mbajeni distancën fizike

● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale

● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

#mbajedistancen /Rahovecnews.net/