Reagon Zemaj për 129 rastet: Shqetësuese, numri i madh i rasteve

reagon-zemaj-per-129-rastet:-shqetesuese,-numri-i-madh-i-rasteve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se numri i madh i rasteve është shqetësuese, mirëpo se kjo gjendje është e menaxhueshme, dhe se nuk ka asnjë pacient në gjendje kritike.

Zemaj ka thënë për ‘Debat plus’ se gjendja është shqetësuese mirëpo e menaxhueshme. Ai ka shtuar se për momentit nuk është asnjë person në gjendje kritike.

“Është shqetësuese se numri i madh i rasteve, mirëpo se kjo gjendje është e menaxhueshme” ka thënë Zemaj.
Ai ka thënë se nga nesër 200 profesionistë mjekësor do të fillojnë punën.

“Nga nesër fillojmë me 200 profesionistë që do të t’i ndalin në ndihmë stafit mjekësorë si në pikat kufitare etj”, është shprehur Zemaj

Zemaj ka thënë se ka pasur papërgjegjësi totale nga ministri Vitia.

“Papërgjegjësi totali e pranim dorëzimit nga Ministri Vitia, kam hyrë në një zyre boshe pa asnjë dokument përpara” ,ka thënë tutje ai

Vlen të theksohet se sot janë konfirmuar 129 raste me koronavirus në Kosovë, duke e bërë gjendjen epidemiologjike alarmante.

The post Reagon Zemaj për 129 rastet: Shqetësuese, numri i madh i rasteve appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.