Reagime nga PDK: Protestat e VV-së e bën rritjen enorme të rasteve me koronavirus

reagime-nga-pdk:-protestat-e-vv-së-e-bën-rritjen-enorme-të-rasteve-me-koronavirus

Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së PDK’së, përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, vendimet politike të Albin Kurtit e Arben Vitisë për të lejuar tubimet politike protestuese në shesh në kohë pandemie kanë shkaktuar dhe do të rrisin edhe më shumë numrin e të infektuarve.

Gjoshi ka komentuar numrin alarmant të rasteve me koronavirus të 24 orëve të fundit, duke thënë se këto janë dhuratë nga Albin Kurti dhe Arben Vitia.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia. Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes. Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin. #Amatera #Mashtrues.

The post Reagime nga PDK: Protestat e VV-së e bën rritjen enorme të rasteve me koronavirus appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.