Gjatë kësaj vizite Lajcak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.
kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do ta pres në takim Lajcakun nesër duke filluar nga ora 17 e 45.
Kështu ka bërë të ditur zyra për media e Kuvendit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.
“17:45 – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takohet me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajcak. Mediat mund të marrin pamje nga fillimi i takimit”, thuhet në njoftim. /Rahovecnews.net/