Kthehet virusi në Kinë, të hënën janë raportuar 49 raste

kthehet-virusi-ne-kine,-te-henen-jane-raportuar-49-raste

Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë thënë të hënën se kanë pranuar raporte për 49 raste të reja të konfirmuara me COVID-19. Bëhet fjalë për rastet e së dielës.

Në raportin e publikuar një ditë më parë ishin 57 raste.

39 prej rasteve të reja janë të bartura brenda vendit. 36 raste janë në Pekin, ndërsa numër i njëjtë është raportuar edhe një ditë më parë. Është numri më i madh i rasteve të reja që prej lehtësimit të masave.

Ndërkohë dhjetë raste të reja janë të importuara, shkruan koha. Një ditë më parë ishin 19 raste të importuara, kanë njoftuar autoritetet.

The post Kthehet virusi në Kinë, të hënën janë raportuar 49 raste appeared first on Rahovecnews.net.