Sot, gjatë ditës në takim me arkitektë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë, diskutuam për mundësinë e zhvillimit të projekteve të reja me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të projekteve në interes publik.
Si Kryetar i Komunës vlerësoj si të vyer çdo propozim, qoftë nga qytetarët, por në mënyrë të veçantë nga ekspertët e fushës, arkitektë e inxhinierë.
Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me ekspertë të fushave të ndryshme për krijimin e mundësive për mbështetjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve të komunës sonë, për plotësimin e nevojave dhe kërkesave për një cilësi më të mirë të jetës, mirëqenie të qytetarëve dhe zhvillim të gjithëmbarshëm në të gjitha fushat.